Projekti:

Konferenca "Falje dhe Drejtësi"

Data:

7 Nëntor 2025

Vendi:

Hotel Tirana International
Konferenca "Falje dhe Drejtësi"
U zhvillua konferenca “Falje dhe Drejtësi”, një nismë e organizatës UNECS, me mbështetjen e Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politik.
 
Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve dhe institucioneve shtetërore të lidhura me këtë kauzë, për të reflektuar mbi kujtesën historike, faljen dhe kërkesën për drejtësi.
 
Në përfundim të konferencës, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët, ku u kërkua rivlerësimi i dëmshpërblimeve, përmirësimi i trajtimit të të mbijetuarve dhe kujdesi ndaj brezave pasardhës, në mënyrë që historia të mos harrohet kurrë.
 
🙏 Falënderim i veçantë për të gjithë të pranishmit, që e bënë këtë ditë të rëndësishme një moment reflektimi dhe bashkimi.

Organizatë e përkushtuar për promovimin e barazisë, përfshirjes, angazhimit qytetar dhe solidaritetit social, për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Kontakte

info@unecs.org
Rruga e Durrësit, pas Kafe “Flora”, Tiranë

Keni Pyetje? Telefononi!

+ 355 69 37 39 980

UNECS © 2026